Agjencia dje i ka bërë me dije Servisit publik radiodifuziv se patjetër të mbajë llogari që të gjithë të punësuarit të cilët janë të angazhuar në përgatitjen e programeve të respektojnë dispozitën e Kodit zgjedhor të cilat ata nuk guxojnë njëkohësisht të marrin pjesë në aktivitete parazgjedhore të subjekteve politike.

E gjithë kjo vjen pas incizimeve të publikuara nëpër rrjete sociale, ku është vërtetuar se gazetarja e TVM1 Gordana Gjorçeva ka qenë udhëheqëse e Konferencës së 18-të të Lidhjes së grave të VMRO-DPMNE-së e cila u mbajt të dielën më 3 mars 2019. Ashtu që me monitorimin e raportimit në periudhën parazgjedhore është konstatuar se programet e radiofuzerëve të cilët në momentin janë lëndë e mbikëqyrjes, ajo nuk është paraqitur në kronikat e kësaj ngjarje.

Agjencia rikujton se të gjithë redaktorët, gazetarët, udhëheqësit e programit në përgatitjen e programit të radiodifuzerëve, patjetër të respektojnë këtë ndalesë e cila vlen deri në përfundimin e zgjedhjeve.
Të dhënat për TVM1 janë aktive në ueb faqen e Agjencisë në pjesën ZGJEDHJE 2019.