Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska edhe njëherë shprehu qëndrimin e saj se për të është e papranueshme Marrëveshja e Prespës, e quajti të patolerueshëm ndryshimin e emrit të shtetit.

Ne nuk mund ti themi askujt se si do të quhet sepse e drejta e vetë përcaktimit është JUS KOGENS, normë obligative ndërkombëtare që duhet të respektohet nga të gjithë, do të thotë edhe për Republikën e Maqedonisë.

Si ka mundësi që për emrin tim, të sjell vendim të përbashkët. Kjo është e pamundur. Sepse ai është emri im. Ju e keni emrin tuaj. Kjo është jashtë të së drejtës ndërkombëtar – tha Gordana Siljanovska, kandidate e VMRO-DPMNE-së për presidente.

Siljanovska gjithashtu kërkoi mbështetjen e popullit në zgjedhjet presidenciale që të evitohet koncentrimi i pushtetit në një parti të vetme.