Dortmundi i ka dhënë një goditje të fortë shpresave për të fituar titullin kampion. Verdhezinjtë kanë pësuar një humbje shokuese në shtëpi në shifrat 2-4 ndaj Schalkes. Mario Gotze kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 14-t, me një gol të shënuar me kokë. 4 minuta më pas, Caliguri vendosi baraspeshën nga pika e bardhë. Salif Sane ndërkohë në minutën e 28-të shënoi golin e avantazhit me një goditje me kokë.
Në të 60-n, Marco Reus u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. Pikërisht nga faulli i shkaktuar nga një distancë prej 25 metrash, Caliguri arriti që ta dërgonte topin në trekëndësh. 3 minuta më pas Dortmundi mori një tjetër goditje të rëndë, pasi Wolf u ndëshkua me karton të kuq.
7 minuta nga fundi Witsel provoi të rihapte ndeshjen, por shpresat e verdhezinjve do të shuheshin 4 minuta nga fundi pasi Emboli shënoi pas një goditje në hyrje të zonës. Pas kësaj humbje, Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, vetëm një më pak se Bayerni, që ka një ndeshje për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/