Kjo foto është imazhi i fundit nga jeta e “trurit” të grabitjeve spektakolare të blindave me para, Admir Murataj. Vizion Plus ka publikuar këtë foto ku Murataj shihet brenda oborrit të vilës së tij luksoze në Prezë. Murataj shihet i veshur me një palë tuta të zeza, atlete sportive, kapuç gri dhe xhup të zi. Murataj është me qenin e tij, ndërkohë që parkuar në oborr qëndron edhe një makinë tip “Benz”. Admir Murataj, ngeli i vrarë në grabitjen e 9 prillit 2019, ku u morën disa milionë euro.

/a.meta