Shefqet MANI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Aliriza Selmani mund të quhet me plot gojën një ndër martirët e luftës për liri të shqiptarëve.Ai lindi më 25 dhjetor të vitit 1973 në Cerovë të Tetovës. Është i biri i Selmanit dhe Fetijes, një figurë me një trashëgimi patriotike në rrethin e Dervenit, një zonë kjo e cila kudroherë ka dhënë dëshmorë, përherë ka pas trima në këto anë, të cilët për ideal kanë pasur edhe legjendën patriotike të këtyre anëve, heroin e kombit Rafiz Merova.
Rafiz Merova dhe shumë të tjerë kanë qenë motive, emocioni për vdekje a liri të të rinjëve shqiptarë në të gjitha trojet tona. I këtij niveli ishte edhe Aliriza Selmani, i cili deri në pikën e fundit luftoi ballëhapur dhe sypatrëmbur përballë forcave neofashiste serbe në zonën e Pashtrikut në Kosovë. Ideali i Alinriza Selmanit ishte liria dhe mbrojtja e dinjitetit shqiptar dhe tërësisë tokësore të mbarë Arbërisë.Ky dëshmorë dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë, për veprimtarinë e tyre patriotike kurdoherë do jenë lulet më të ndritura të kombit, do të jenë rruga e ndritur e lirisë së shqiptarëve.
Aliriza Selmani edhe pse i ri në moshë ai kishte një edukatë shumë të sbëndetshme familjare dhe tek
liria e shihte të ardhmen e kombit të vet. Ai kur morri rrugën e lirisë në fytyrën e tij shumkush kishte parë entuziazëm fitoreje, entuziazëm për mposhtje të egërrsisë çetnike serbe.
Pas shëmbëlltyrën së tij do të ecë dielli;Alirizai u ngji në panteonin e virgjër të kombit të vet, këtë e bëri me guximin më të çiltërt dhe me një profesionalizëm të theksuar luftarak, me një profesionalizëm të cilin për një kohë të shkurtër e fitoi dhe u mishërua me të, por edhe me modestinë për të qenë përherë i pari në frontin e ngadhënjimit, në frontin këmbëngulës për ditë ardhmërie, për ditë lirie, për breznitë që vin pas.
Siç dëshmoin vëllau i tij, Nexhadi Selamani, Alirizai ishte në Angli, por me të dëgjuar për nismat e para që bëheshin për një luftë të hapur kundër Serbisë fashiste, ai e braktisi Anglinë dhe ia mësyn frontit për çlirim kombëtar.
Stërvitjet e para i bën në vitin 1999 në Shqipëri, ku edhe profesionalizohet për marrjen e një detyre shumë me përgjegjësi, thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiparë.Në grupin që përbëhej prej hiç më shumë se 14 ushtarë ishte edhe Aliriza Selmani.Kështu gjatë një ofenzive të ashpër me barbarët serbë, ata bien dëshmorë lirie në kufirin më të përforcuar, në një kufi ku vendosej fati i shqiptarëve, fati i të ardhmes të Kosovës.
Trupi i dëshmorit Aiiriza Selmani prehet në Landovicën legjendare.Në altarin e lirës ku prehen edhe shumë dëshmorë të tjerë nga Kosova, Maqedonia dhe nga mbarë Arbëria.
Lavdi dëshmorit!