Daim Hiseni
Ishte koha e Rankoviçit kur politika sllave u jepte armë, pushtet dhe mbështetje ligjore hafijeve nga rradhët e shqiptarëve për të vrarë shqiptar.
Një rast i këtillë ndodhi edhe sot më 25.04.2019 në fsh. Rashçe të Shkupit.
Kësaj familje para ca viteve i ndodhi një vrasje dhe dorëvrasësi u privua nga liria ku edhe sot po vuan dënimin e shqiptuar. Nëse na qenka hakmarrje, atëher Kanuni thot: Gjaku shkon për gishti.
Kjo nënkupton se gishti i krimit për rastin e parë dihet kush është dhe për këtë rast i është shqiptuar dënimi. Një rast i ndodhur njëher dënohet. Këto që po ndodhin kohëve të fundit nuk mundemi dhe nuk duhet ti pranojm si ndodhi të momentit të ligë, por vetëm si argat i keq dhe dorë e zgjatur e politikave sllave dhe antishqiptare.
Jam dëshmitar që Haxhi Sheval Xhika ka qenë njeri me vyrtite të larta morale dhe burrërore, njeri i punës, nderit dhe humanizmit. Ai disa dhejtra herë i ka dërguar pleq e rixhaxhi familjes me të cilët ranë në gjak duke i lutur për paqë, ngase nuk e donte hidhërimin. Asnjëher nuk ka kërkuar nga shteti që ti falet ose ti lehtësohet dënimi djalit të tij.
Në shenjë respekti ndaj familjes nga Gërçeci ai e lëshoi vendin ku banonte dhe asnjëher nuk erdhi në Saraj edhe pse atje i ka shumicën e familjes së tij.
Vrasjen që ia bënë sot duke i ngritur kuthin bashkë me organet e Qytetit të Shkupit ku vrasësi është shqiptar i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendëshme, le të kuptojm se kjo dorë e zgjatur e kuzhinave sllave edhe mëtutje vazhdon të nxisë vëllavrasjen ndër shqiptarë.
Për këtë vrasje me mos angazhimin dhe neglizhencën e tyre për afrimin e familjeve mes vete dhe shuarrjen e zënkave duke ushtruar ndikimin dhe autoritetin e tyre, fajtor janë edhe institucionet bashkë me subjektet politike në vend.
Duke u thirë në fjalët burimore nga tani i ndjeri Haxhi Sheval Xhika, duke pas parasysh besimin e fortë që e kishte në Zot, ai disa herë publikisht ndër takimet tona deklaronte që raste të këtilla të mos ketë më ndër shqiptar.
Qoft i lumtur Zoti me shpirtin fisnik të Tij,
Ngushllime familjes dhe fisit të gjërë Xhika.
Qofshin të mallkuar ata që përdorin armën duke vrarë shqiptar.