Jarrell Miller do të jetë kundërshtari i Anthony Joshua, me këtë të fundit që do të mbrojë titujt e peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO. Lajmi është konfirmuar nga vetë boksieri anglez, me Joshua që do të zbres në ringun e “Madison Square Garden” mbrëmjen e 1 qershorit.
“Po shkoj në Big Apple dhe dëshiroj që të mbroj titujt e mi. Ka qenë një nder dhe një bekim për të luftuar në disa nga vendet më të mira në botë dhe në shtëpi. Unë shpresoj që të marr një sfidë tjetër me një boksier të mirë dhe një folës të shkëlqyeshëm. Do të jetë një luftë emocionuese. Nuk do t’i lë asgjë rastësisë dhe do të planifikoj ta godas Miller sa më shpejt që të jetë e mundur.”-shkruan Joshua në rrjetin social “Instagram”.
29 vjeçari ka zhvilluar 22 duele, 21 prej të cilave i ka fituar me nokaut-teknik ndërsa nuk ka pësuar ende humbje. Nga ana tjetër, Miller ka zbritur në ring në 23 raste, ku ka realizuar 21 fitore, 9 prej të cilave me nokaut.