Shefqet MANI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Lala Rahim nga Shipkovica i kishte pyetur disa në hapsanë, kishin bërë një bisedë pas grilave:
-Kush është patriot më i madh shqiptarë?!
-Njëri thotë:
Patriot më i madh ka qenë Gjergj Kastrioti!
La Rahim i thotë, jo nuk është ashtu!
Përgjigjet tjetri:
Patriot më i madh ka qenë Isa Biletini!
La Rahim i thotë, jo nuk e ke qëllu!
Përgjigjet i treti:
Patriot më i madh ka qenë Ismail Qemali!
-Jo, jo, nuk ja keni qëlluar asnjëri!
Mjaft më, se nuk e dini të vërtetën!Pasi nuk e dini, jua them unë!
Patriot më i madh shqiptar ka qenë Selmani i Shaqirit nga Shipkovica!(La Selman, vëllau i haxhi Alishahit)
A e dini pse, sepse kur ka shku në qytet, në një gjelltore të një sllavo maqedoni, maqedoni i ka thënë:
Pa mësuar të kërkosh bukë maqedonisht, nuk ka bukë!
Por, Selmani i Shaqirit i ka thënë:
-Shkavello, dëgjo këtu, pa e mësuar ti se këtu bukës i thonë bukë, kur nuk futem në gjelltoren tënde (açihanen tënde)!
Kurse ne sot, gjithandej kafeneve sllave, me muzikë sllave, me injorancë sllave na bëhet më mirë se në restorantet shqiptare!