NË TETOVË EDHE KJO NDODHË,TURPI QË NUK LAHET ME ASGJË.
* Përdhosja vandale e varrit të Prof.dr.Ali Vishko në kompleksin ,”Harabati B.Teqe”.*
Me iniciativën e OJQ,”Nisma’68”,pas shumë e shumë peripecishë u arritë që me 12.06.2019, në dhjetvjetorin e vdekjes të përkujtojmë këtë mësues të popullit,viganin e historisë kombëtare…Ai tërë jetën e tij më vitale ia kushtoi arsimit shqip në gjimnazin e Tetovës dhe në themelet e Universitetit të Tetovës në kohëra shumë të egra për shqiptarët.Janë qindra e mijëra nxënës e student që sot me mburje thonë se janë produkt i Prof. Vishkos…
Dhjetë vite për ndalesa banale,varri i tij ngeli i pamirëmbajtur.Ka patur iniciativa të një grupi qytetarësh që A.Vishkos ti bëhet një varr monumental ashtu siç e meritonte.Kjo u prolongua me arsyetimin se konpetentët e “Harabatit” atë do e bëjnë sipas arqitekturës të varreve të Teqes së “Harabatit”…
Meqë atëherë deri me 12 Qershorë 2019 nuk u ndërmorrë asgjë, me gjasa reale që mos të ndërmerret asnjëherë, “Nisma ’68” me përkrahjen e UT-së, studentët, arsimtarë dhe qytetarë të disa qyteteve shqiptare e përkujtuan dhjetë vjetorin e vdekjes së tij.Varrit të rrënuar pa asnjë shenjë i mbuluar nga kullosa, iu dha forma e kornizuar identifikimi.Në vend të pllakës përkujtimore prej mermeri (të përgatitur që më parë), si zavendësim u vendos pllakë metalike që qëndronte e ngulur, siç thuhet, as në tokë e as në qiell.Kjo u bë që të respektohet vendimi i ndalesës administrative i masës së përkohshme…
Nga ana e iniciatorit-”Nisma’68” kjo masë u respektua.Varrit iu dha vetëm forma që i duhet.Reth tij u mbollën lule të freskëta dhe simbolikisht pjesëmarrësit mbi të vunë 79 gurëz aq sa vite pati i ndjeri…
Për këtë njohtuam Myfteninë e Tetovës e cila me shkrim na u përgjigj se mundemi ta mbajmë këtë përkujtim, por duke respektuar “ligjet pozitive(?!)…
Manifestimi ishte ashtu siç e meritonte Prof.Ali Vishko.Të gjithë u çliruam nga ajo barrë e turpit që Tetovën dhe tetovarët i rëndonte këto 10 vite…
P O R,
në mëngjesin e 13 Qershorit varri i Prof,A.Vishko ishte i rrafshuar me tokë.Vandalët gjatë natës kanë patur aq kohë, jo vetëm mos të lënë asnjë gjurmë, por edhe të sumojnë edhe eshtrat e të ndjerit(?!).Vandalët padyshim kanë urdhëruesin e tyre,kapedanin.Kush është ai, publiku do e mer vesh së shpejti.Procesverbalet e OSBE dhe policisë,
në bazë të pistave reale dhe me peshë,do ngrenë procedurë gjyqësore ku vandalët dhe urdhëruesit e tyre do marrin dënimin e merituar dhe tërë jetën do jetojnë me turpin që nuk lahet.
Në fund,”Nisma ’68” garanton se,në vendin ku u përdhos ky varr i TETOVARIT NGA STRUGA së shpejti do ngren një varr monumental ashtu si e meriton shëmbëlltyra e një mësuesi të popullit siç ishte Prof.dr.Ali Vishko.
Dhe,dhe nuk mundemi ta përfundojmë shkrimin pa parashtruar një pyetje me vend drejtuar Efendi Prof.dr Qaniut, Myftiut të Tetovës se: Çbënë ata dy qen arrusha dhe tre rojet që i keni në listën e rrogës atë mbrëmje të këtij vandalizmi?Mos thoni se ata paguhen që të flenë.Askush s’do u beson.Paguhen për diçka që gjthë ne vetëm supozojmë kurse ju,Efendi Qani e dini…
Në foto:1.Ceremonia përkujtimore12.06.2019)
2.Portreti i Prof dr.A.Vishko.
3.Varri i “harruar” 10 vite
4.Varri i bërë rafsh me tokën gjatë natës së 13.06.2019.