Hanife Sejfulla Reçani-Keça dhe Halim Keça, vëlla e motër, të rritur n’kraharorë të një nëne në Gostivarin shqiptar!
Vëlla e motër, Hanifja dhe Halim Keça nuk kanë hyrë rastësisht në kujtesën e shumë gjeneratave të kulturës shqiptare, këtu në Maqedoninë Shqiptare, përkundrazi shtëpia e tyre, vatra e tyre ishte çerdhe e këngës, ishte çerdhe e kultivimit të kulturës shqiptare në Gostivarin historik.
Motër e vëlla, të një nëne, të një gjaku u ngritën guximshëm në një kohë kur shumë vështirë dhe shumë e ndaluar ishte të kultivohej kënga shqipe!
Kështu, meritorë për vullnetin e Hanifes dhe Halim Keçës janë prindërit e tyre, sepse të këndoje dhe të ngriteshe në një kohë kur gjithçka ishte e vështirë është nderë, është krenari kombëtare, është patriotizëm, është nderë atdheu!
Pse këto dy figura janë të rëndësishme?!Pse kjo familje bëri shumë për këngën shqipe?!Sepse në një kohë turbulencash nacionale përindërit e tyre nuk i ndaluan, përkundrazi i kanë përkrahur në rrugën e tyre shumë përkushtuese të këngës shqipe!
Pikërisht, në këtë kujtim, në këtë përkujtim përzgjodha dhe përpunova disa vargje në këngë të dy artistëve të mëdhenj, Fran dhe Zoja Pali; një këngë përkushtuese e cila ndërlidhet ngushtë me jetën dhe veprimtarinë e Hanifes dhe Halim Keçës nga Gostivari!
Si t’ka motra ty o vëlla
Gjallë gureti na ka nda,
Gjumi natës s’më zen për ty
Mallë po kam me u pa me sy!
Për shumë vite përtej detit,
Ju shuajtë fara këtij gurbeti,
Qysh na ndau me fis e votër
Vëlla me vëlla
E vëlla me motër!
A t’kujtohet vëllau i motrës
Kur u mbidhshim gjithë rreth votrës,
Rrethuar n’sofër miq e bija
Binte fyelli, kanga e çiftelia!
Deri n’sbah këndonim pa pushim
Ajo kohë, motër s’na vjen më,
Janë braktis me mrizë e stane
Asnjë fyell nuk bjen kësaj ane!
Vëllau i motrës qofsh me jetë
Kënga n’shpirtë na ka mbetë,
Prap na thwrret mali e bjeshka
Me këndu këngë me motrën tënde
E dashur motër shumë m’ke gëzu
Këngën bashke si dikur me këndue
Jena rrit n’rahëror të një nëne
Kur nuk vdes kënga shqiptare!
Shefqet Mani.MAQEDONIASHQIPTARE.COM