Vulë e pashpresë
Përherë n’tokë Ilire!
Durim do të thotë dhe tretje
Kombi rënkon
më shumë se plagët e Gjergj Elez Alisë
Kurrizi bart shekuj
Rrugëtim i lodhshëm Evropë!
Dhe,
Dhe këtu është vërshimi
-këtu është prerja në fat
Ky është fati në shtet
Kohë e vuajtje
Brenda një bote
Sa lakmi
Më shumë ngulfatje
Toka peshon mbi botën lavire
Vulë e pashpresë
Përherë n’tokë Ilire!
Rabije Bytyqi-Prizren.
12.11.2019.