PROMOVIM / “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”.

F T E S Ë

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në promovimin e librit “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”.

Promovimi i librit do të bëhet më 14 nëntor 2018 (e mërkurë), në orën 18:00, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës (Qendra për kulturë – Tetovë).

Pjesëmarrja Juaj do ta nderojë veprimtarinë e shoqatës sonë.
Ju mirëpresim!

Me respekt,
Selam Sulejmani,
Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”

Velo: Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit bashkon shqiptarët

Nisin sot homazhet për rivarrimin e Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe. Homazhet për Mid’hat Frashërin do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri. Maks Velo ka folur për ”News 24” sa i takon figurës së Frashërit, duke e cilësuar si një personalitet që i bashkon dhe nuk i përçanë shqiptarët.

”Ai nuk i ka përçarë shqiptarët, përkundrazi. Fakti që ka kaq shumë njerëz për homazhe tregon respektin që kanë njerëzit ndaj tij. Me aq sa e njoh mirë historinë, mendoj se ka vlera. Ajo që vlerësoj shumë është ana intelektuale e tij. shkrimet e tij, ana shkencore e tij për tu bërë një institut albanologjik, si pararendës i Akademisë së Shkencave të vendit, pra është themelues i ASH. Ana politike është e diskutueshme. Ka dy pika që e mbrojnë, ishte antikomunist dhe që qeveri amerikane nuk e arrestoi, se po të ishte kundër aleatëve perëndimor ata do e kishin gjykuar. Fakti që ata e lejuan veprimtarinë e tij në Londër e SHBA tregon se ai ishte properëndimor”, u shpreh Velo.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Panairi i Librit, botuesit: Nuk po lexohet më

Tema e edicionit të 21-të të Panairit të Librit do të jetë: leximi. Shoqata e botuesve është përpjekur të tërheqë vëmendjen tek ky shqetësim, ndaj dhe e ka përzgjedhur pikërisht leximin si temë të shumë aktiviteteve që lidhen me të.

Gjatë ditëve të Panairit (14-18 nëntor) do të ketë shumë aktivitete të secilës Shtëpi Botuese, por edhe të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, mbi 60 aktivitete, në stendat e shtëpive botuese, takime të autorëve, përkthyesve, botuesve me lexuesit. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë njoftoi se tema e këtij edicioni të 21 të Panairit të Librit është leximi.

“Ndoshta edhe të shtyrë nga diskutimet e shumta që janë bërë pas anketimeve të INSTAT dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për rënien drastike të leximit. Ju e dini konkluzionin e Instat se rreth 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në kuadër të një viti. Edhe për këtë, por edhe për shumë arsye të tjera, sepse ky rezultat i anketimit të INSTAT ka shkuar pak a shumë në të njëjtën vijë edhe me rezultatet e anketimeve që kemi bërë ne, leximi ka rënë dhe arsyet janë të shumta, sociale, ekonomike, psikologjike apo arsimore. Prandaj kemi zgjedhur këtë temë dhe në valën e kësaj teme ka edhe shumë aktivitete që lidhen me leximin. Një prej tyre, më i rëndësishmi, organizohet nga Shoqata e Botuesve, për leximin, prirjet e tij, aktivitet i cili do të zhvillohet më datë 15 nëntor, në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, ku do të ketë studiues, botues, autorë, përkthyes, pedagogë, mësues etj, për të diskutuar problemet e leximit dhe si mund ta përmirësojmë këtë gjendje. Kjo nuk është një situatë që ka ardhur as për disa muaj, as për disa vjet. Kjo është një situatë e krijuar prej më shumë se dy dekada, gati pothuajse tri dekada. Rënia e interesimit të shoqërisë, të institucioneve për leximin, dhe vijmë në këtë gjendje”, është shprehur kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri.

Në Panairin e Librit në Tiranë, do të prezantohet romani “Psycho”

Në Panairin e Librit në Tiranë, do të prezantohet romani “Psycho”

 

Romani “Psycho” i autorit Ilir Muharremi, botuar nga shtëpia botuese Artini do të prezantohet në Panairin e Librit në Tiranë që do të mbahet nga e mërkura. Ky roman është ndër romanet më të komentuar në mediat shqiptare dhe cilësohet si romani më premtues i kësaj kohe.  Është shpërblyer me çmimin “Shkrimtari i vitit 2018”  nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës

Ky është roman i frikshëm, problematik që flet për dhunën, torturat, kanibalizmin, erotikën, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, muzikën psy-trans dhe shfrenimin.

Mjeshtri i Madh Kujtim Gjonaj feston ditëlindjen në Shkup duke shfaqur filmin 

Mjeshtri i Madh Kujtim Gjonaj feston ditëlindjen në Shkup duke shfaqur filmin 

“I fundmi i Rilindasve Josif Bageri”

 

Albert Z. ZHOLI

 

Filmi dokumentar “I fundmi i Rilindasve Josif Bageri” vjen sot në sallën e madhe të Kinotekës së filmit në Shkup. Të ftuar në këtë event janë ministri i Kulturës së Maqedonisë, kineastë, shkrimtarë, gazetarë dhe personalitete të subjekteve shqiptare. Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”, tregon se “Jofis Bageri është një nga patriotët më të mëdhenj shqiptarë të Rilindjes shqiptare. Një rilindas nga krahina e Rekës së Epërme, që sot për arsye që dihen është në territorin maqedonas. Një krahinë që shtrihet rrëzë maleve të Korabit, krahinë malore, krahinë e pasur me pyje dhe burime natyrore, me ujëra të shumat dhe gjelbërim të këndshëm. Krahinë shqiptare që fatkeqësisht sot shumica e popullatës së kësaj krahine e quajnë veten popullatë ortodoks maqedonas. Josif Bageri është një rilindas në një krahinë me shqiptarë dhe duke qenë të fesë ortodokse i kanë konvertuar në maqedonas. Është nga ata patriotë shqiptarë të thosha, që deri në moshën 16 vjeçare ishte autodidakt nuk kishte mësuar ende të shkruante shqip”, pohon regjisori Gjonaj. Regjisori tregon se Bageri mëson në këtë moshë me dëshirën e madhe gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip. Për arsye ekonomike emigron shumë shpejt në Bullgari dhe në moshën 18 vjeç bie në kontakt me patriotë të shoqërisë shqiptare që jetonin dhe punonin në këtë shtet, dhe nën ndikimin e këtyre duke u njohur me literaturë të botimit të abetares shqipe duke u njohur me poezitë e famshme dhe patriotike të Naim Frashërit dhe autorëve të tjerë Josif Bageri arrin të mësojë gjuhën shqipe. “Por ai arrin të krijojë dhe vjersha e fabula në gjuhën shqipe, që i boton në librin e tij “Kopësht malësori” dhe të nxjerrë një ndër gazetat më patriotike të kohës që ishte “Shypeja e Shqypnisë”. Pra është një figurë komplekse dhe shumë patriot, shumë shqiptardashës që duke punuar në një punishte si këpucar fondet që nxirrte nga kjo punë përpiqej të mbante familjen dhe të mbante botimet dhe gazetën”,

 

Adhurues i flaktë i Naim Frashërit 

 

Bageri mbetet adhurues i flaktë i Naim Frashërit sa në prag të vdekjes së dijetarit dhe shkrimtarit të madh merr udhën për ta takuar në Stamboll. Takimi me Naimin e frymëzon për të shkruar disa vjersha patriotike dhe nje elegji per vdekjen e te madhit Naim. E veçantë tjetër e këtij patrioti të shquar është dashuria për gjuhën dhe arsimin shqip! Në dimrin e viteve1908 – 1909 ndërmerr udhëtimin e vështirë nëpër hapësirat shqiptare për çeljen e shkollave shqip. Gjonaj thekson se “Duke biseduar me Miradijen për këtë njeri me virtyte të ralla na lindi mendimi për të bërë një dokumentar për të sepse përpjekjet e tij për gjuhën dhe arsimin shqip, për zgjimin e ndërgjgjies kombëtare shqiptare, për dashurine dhe harmoninë e besimeve fetare dhe për faktin kuptimplotë se u zhduk pa lënë ne vitin e mbrapshte 1915, vit kur u vranë pabesisht Çerciz Topulli, Isa Boletini, Muço Qulli apo Ded Gjo Luli. Pra humbja e këtyre figurave të intrigon pa masë, ashtu si na intrigon edhe fakti që këtij njeriu nuk i dihet varri, Duke shfrytëzuar këto elemnte u ndërtua filmi ku hap pas hapi nëpërmjet filmit, thirrjeve në film, kërkesave kërkohet të gjedet varrii patriotit të madh.

 

Realizimi

Një prodhim i përbashkët shqiptaro-maqedon i Bota Shqiptare dhe Dea Film, Tetovë kushtuar një figure gjigande si Josif Bageri, me autor Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh”. Dokumentari titullohet “I fundmi i Rilindasve Josif Bageri”. Skenariste të filmit dokumentar janë Angjelina Xhara dhe Miradie Maliqi. Operator i filmi është Spartak Papadhimitri, kompozitor Fatos Lumani, konsulent Alush Kamberi, ndërsa producentë janë Afrim Farizi dhe Genti Gjonaj. Filmi është financuar nga Agjensia për Film e Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Premiera e filmit u shfaq më 21 Dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar, Salla UNESCO.

Kujtim Gjonaj, një rrugëtim i rrallë në filin dokumentar

Kujtim Gjonaj është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.Ai ka realizuar mbi 150 filma dokumentarë. Origjina e tij zë fill nga Tepelena, nga Mezhgorani, një vend me tradita  të hershme kulturore dhe atdhetare. Historira trimërore e krahinës vijon nga brezi në brez për të renditur në piedestal heronj si Selam Salaria apo në historinë moderne shqiptare si Mustafa Matohiti, Abaz Shehu, Asim Zeneli, emri dhe rënia heroike e të cilit lidhet pazgjidhshmërisht me fshatin Mezhgoran, vendlindjen e Kujtim Gjonajt. Mezhgorani ka gjurmime të hershme që nga koha e ilirëve, edhe pse mbeten të pavërtetuara shkencërisht. Vërtetohet ky fakt me një hamendësim të thjeshtë sepse në këtë fshat që është ndër më piktoreskët e krahinës së Tepelenës ndjen frymën dhe erën e paganizmit. Ka tre burime ose tre kroje nga ku njerëzit shuajnë etjen me një ujë të kristaltë që të purifikon qenien dhe që kanë tre  emra kuptimplotë. Janë emra me prejardhje shqiptare me kuptim të madh për jetën rituale të fshatit. Ka një krua që quhet kroi i Hënës. Hëna ka hyrë në simbolikën popullore shqiptare si simbol i bukurisë dhe misterit. Edhe vajzën e krahasojnë shpeshherë me hënën sepse në ditë të caktuara ajo del me forma nga më tërheqëset. Një emërtim i kësaj natyre,  i këtij fshati që drapëron mes maleve dhe harlisjes natyrore,  dhe mori emërtim sllav në shekujt 4-5 të erës sonë,  ka një krua tjetër që quhet kroi i Diellës. Dielli simbol i energjisë,  ngrohjes,  jetës,  bukurisë dhe madhështisë së ekzistencës njerëzore. Dhe një emër po aq i hershëm, po aq pagan,dhe i vjetër sa vetë bota dhe lashtësia, është kroi i Erës. Brez pas brezi këto kroje kanë derdhur limfën e jetës në këtë fshat. Ka dhe emra të tjerë që lidhen me lashtësinë e ekzistencës së vjetër të këtij fshati. Dhe aty mes maleve, kaq larg qendrave të mëdha urbane,ky fshat ka qenë  përherë afër arsimit dhe kulturës. Me një shkollë që është hapur më 1914-ën,  dhe ku kanë mësuar emra të mëdhenj të historisë dhe artit shqiptar që u bënë personalitete në fushat e tyre.  Fshati duket sikur është qëndisur me blerim në faqe të Trebeshinës në luginën e Arzës në krah të Shëndëllisë, me atë krenarinë që të japin gurët e shkëmbinjtë e moçëm, përroi i Solokushes që rrjedh si një burim lotësh nëpër dheun kaf dhe kalldrëmin e gurtë të  shtigjeve ku bredhin mushkat e kuajt dhe ku dëgjohet aroma e çajit, rigonit dhe sherebelës, e ku tufat e dhive e dhenve çapiten shtigjeve të panumërta livadheve e shtigjeve shkëmbore që përdridhen monopateve që të ngjitin drejt Hojmothit. Matanë shtrihet pylli i lajthive, rrapat me fletët e tyre madhoshe, lofatat që blerojnë mureve të çative me rrasa guri  e avllive të lyera me gëlqere ku kuqëlojnë mëllagat, pjergullat e rrushit, trungjet e mëneve të zinj, bajamet , arrat, shegët e thanat.  Banorët e këtij fshati janë njerëz që e dashurojnë punën, janë dashamirës dhe me shumë kulturë qytetare.  Fshati ka pasur migracion që në fundshekullin e nëntëmbëdhjetë, kryesisht në Turqi,Greqi, Francë dhe  ne Sh.B.A. Nga Mezhgorani është patrioti  Feim bej Mezhgorani,figurë e shquar e kohës, firmëtar i Pavarësisë dhe drejtor i parë i përgjithshëm i policisë në qeverinë e Ismail Qemalit. Edhe në qeveritë që pasuan më vonë mbajti poste të rëndësishme  në administratën shtetërore deri në prefekt i qarkut të Dibrës. Feim bej Mezhgorani në versionin zyrtar thonë se vrau veten meqë nuk duronte dot dhimbjet e sëmundjes së kancerit, por ka edhe një hipotezë se e vrau Ahmet Zogu si kundërshtar të regjimit. Po nga fshati Mezhgoran është edhe Sadiku,shoqëruesi i ditur dhe i shkathët i Miss Edit Durham gjatë ekspeditave të saj në Shqipërinë e Jugut. Shumë mezhgoranas kanë qenë  anëtarë aktivë të shoqërisë   “Vatra”  në kohën që ajo kryesohej nga Noli. Numërohen  rreth 24 pjesëtarë nga ky fshat, të cilët kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm jo vetëm në mbarëvajtjen e shoqatës por edhe për çështjen shqiptare. Dallohen midis tyre Hamit Mezhgorani nga fisi Gjonaj. Fshati ka patur në kohë të ndryshme rreth 80 deri 90 shtëpi. Në Mezhgoran jetojnë njerëz modestë, dashamirës me një shpirt të qashtër dhe me tradita mikpritjeje dhe dashurie për mikun. Janë njerëz  të thjeshtë por me një ndjenjë të thellë pavarësie të mbrujtur në gjak. Rrënjët e tyre shkojnë shumë larg, në fillim të shekullit të 19-të, kur pashallëku i Janinës u shpërbë dhe mjaft luftëtarë tepelenas u vranë apo u syrgjynosën larg. Ndoshta, me gjasa, kështu mund të ketë ndodhur edhe me një nga stërgjyshërit e tij, Ymerin, që pasi brodhi lart e poshtë nëpër shkretëtirat e Anadollit,u kthye në fshat vetëm me një grosh në xhep. Për gati dekada të tëra fisit i ngeli mbiemri Groshi. Ende edhe sot ndër disa kushërinj te tij ,ruhet mbiemri Groshi. Nuk dihet se kur dhe si u kthye mbiemri i të parëve. Ajo që dihet është se të parët e tyre jo rrallë  kanë qenë pre e sulmeve të shovinistëve  grekë të cilët në përpjekjen e tyre për të zgjeruar kufijtë  në dëm të fqinjëve, kanë vërshuar drejt Përmetit e krahinave të Tepelenës si ujqërit e uritur. Stërgjyshërit e fiseve  Gjonaj, Mullaraj, Canaj,Banaj, Dyrmishaj, Merkohasanaj, Hoxhaj etj, ishin burra trima dhe madhështorë. Në fotot e kohës spikasin burra të veshur me kostume  dhe  qostekun e artë në xhepin e jelekut me një mençuri që lexohet në shikim dhe që trashëgohet brez pas brezi ndër banorët e këtij rrethi. Në kohën e luftës italo-greke i gjithë fshati u detyrua të largohej e te merrte arratine sepse në Mezhgoran ra vija e luftimeve. Fshati u dogj dhe u bënë reprezalje. U shkrumbua dhe shtëpia e gjyshit të Kujtimit si dhe shumë shtëpi të tjera.

“Një zë po del nga grykë e Mezhgoranit”

 

Mevlan Shanaj

Kujtim Gjonaj prej gati 1/2 shekulli në krijimtari është prezent me mënyrën e tij konstante përherë me ndjenjën e së bukurës pa bërtitur por asnjëherë indiferent. Prej shkrimeve në publicistiken e shkruar, u fut me pasion në ekran si autor. Prej vitesh ka kërkuar të ishte një zë i vëmendshëm në ekran duke lëvruar tema të historisë apo të figurave gjurmë lënëse në jetën e shqiptareve të kudo ndodhur. Jeta e tij e përmbushur me imazhe pafund mes nesh, mbetet një nga figurat e buta që njeriu ndjehet mirë kur e takon, pse jo edhe kur ka rastin të jetë shikues i krijimtarisë së tij të freskët .

Në Bozovcë të Tetovës / Para 20 vitesh në dramën artistike: “Koha e pleqëve dhe “Martesa farefisnore”!

Ulur, nga e djathta në të majtë:

Remzi Esati,

Neshat Mehmedi,

Shahin Fazlija,

 Driton Mehmedi

Në këmbë, nga e djathta në të majtë:

Liman Mehmedi,

Shaban Bakija,

Ali Gafuri,

N.F, A. Sh.

dhe Xhezmi Memeti 

— with Besnik Memeti 

and Shahin Fazlija.

 

2004
Nga e majta në të djathtë: Lavdrim Mehmedi, Vllazërim Kamberi, Zendel Ilazi, Neshat Mehmedi, Xhezmi Mehmedi dhe Mersim Mehmedi
 — withMersim MuslijaXhezmi MemetiVllaznim Kamberiand LavDrim Mehmedi.

fb Neshat MEHMEDI

 

 

Xhirime folklorike festive në TV Topestrada dhe Produksioni Jehona në Restorant Elita në Kamjan të Tetovës!

Xhirime folklorike

-festive në TV Topestrada dhe Produksioni Jehona

-në Restorant Elita në Kamjan të Tetovës!

Në këtë eveniment takon shumë vlera artistike të

këngëve burimore shqipe!

Kjo është një ditë feste, ditë gëzimi dhe hareje!

Këtu takon vlerat artistike nga të gjitha trojet shqiptare!

Nga Shkupi, Tetova, Gostivari

Kërçova, nga Kosova, me një fjalë popullore

Nga Shkupi dhe Çamëria!

Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë organizmim 

po bën stafi i Televizionit TOPESTRADA në Tetovë dhe ideatorët 

Jashar,Idajet dhe Arif Sejdiu!

Shefqet MANI@MAQEDONIASHQIPTARE.COM

Kur prifti i tha Darvinit: “E keni gabim, njeriu nuk mund të njoh thelbin e sendeve”!

Shefqet MANI@MAQEDONIASHQIPTARE.COM

Shumkush akoma mendon se Charls Darvin vërtetoi teorinë se njeriu është pjellë e majmunit.Por, sipas të dhënave të dëshmuara mbi këtë tezë, realisht ai këtë shpikje nuk e bëri. Studijusit e hershëm, të cilët vepronin në shumë epoka më të hershme se Darvini kanë shtruar pikëpamjet e tyre rreth ngjashmërisë mes njeriut dhe majmunëve pa dhe me bisht.Kështu, Teoria e cila ishte ngritur në nivele “maramedëse”as që e kishte pasur si ide shpalosjen “e prejardhjes të racave të njerëzve…”

Darvini thotë se jemi krijesë e majmunit?

Teoria e Darvinit dhe kuptimi i saj është trajtuar me pak argumente sipërfaqësore përpara njerëzve me pikëpamje shumë të dromcuara për këtë fenomen ekzagjërues të asaj kohe.Ai thotë se u krijuam nga majmuni dhe, ky vlerësim është shumë ngacmues për të gjithë njerëzit të cilët kanë një qëndrim anti “shpikjes” së tij.

Teoria e Darvinit mbështjell paragjykime se, çdo gjë ndryshon, çdo gjë evoluon, kështu edhe njeriu është përcjellje e evolucionit.Kjo teori është një kundërshtim i e hapur ndaj koncepteve të studiuesëve më në parakohë se Darvini, që do të thotë se në çdo epokë gjeologjike janë krijuar lidhje të reja në kushte të reja.Darvini ishte i bindur në këtë se, çdo lidhje e re nga epoka e kaluar, gjithnjë dhe gradualisht ka pësuar ndryshime sipas kushteve, të cilat ndryshonin rreth tyre.

“Llojet e origjinës”, kundër librit të zanafillës?

Shpeshherë mund të keni lexuar ose dëgjuar se, publikimi i veprës së Darvinit “Llojet e origjinës”, ka nxitur dhe shkaktuar konflikte serioze, protesta të paparashikuara dhe shumë agresive në një kacafytje mes shkencës dhe fesë. Kjo pjellë e mendjes është një fryrje imagjinare dhe pambështetje faktesh bindëse. Edhe në ditët tona, gjithherë debatohet pa ndonjë interesim të veçantë për atë se çka kishte ndodhur në të kaluarën dhe, pse viti 1859 do të shpallej si vit i çmendurisë së njerëzve, të cilët ndanin konceptin bazë të mendimit të Darvinit. Po të bëjmë një analizë sa më të thellë mbi veprën e Darvinit “Llojet e origjinës”, do të kuptojmë edhe një gjë, do shohim se, pos teorisë së re të revolucionit evolutiv është përcaktuar edhe parashikimi (paragjykimi) se Toka është e vjetër 6000 vjet.Këtu janë përfshirë edhe të mbeturat e fosileve, por janë gjetur dhe “eshtra familjesh” pjellë të njeriut.Njëkohësisht thuhet se në ato kohëra opinioni nuk ishte i njohur me këto fenomene, por ekskluzivisht njerëzimi besonte në thëniet e biblës.Në atë epokë njerëzimi ka qenë i paarsimuar dhe emocionalisht i frymëzuar nga pikëpamjet e biblës.Shumë dekada para publikimit të librit të Darvinit, shumkush besonte se thënia për ekzistim-gjallërimi kishte lidhje të ngushtë vetëm me epokën e fundit gjeologjike, kur edhe raca njeri është shfaqur në tokë.

A u frikësua Darvini nga shpikja e tij?

Thuhet edhe kjo se, Darvini duke u frikësuar nga reagimet e mundshme të opinionit të asaj kohe, teorinë e tij të shpikur e kishte ruajtur të fshehur më shumë se njëzet vite.Ai me një rast kishte deklaruar:”Para se libri të publikohej, kam biseduar me të afërmit e mi, me ata që më përkrahnin, por edhe tek më të afërmit e mi tema e evolucionit nuk është marrë seriozisht, por edhe nuk është mbështetur e kuptuar drejtë”.

Planeta e moçme?

Vjetërsia e Tokës, nuk ka qenë zbulim i Darvinit, në atë kohë as që ka ekzistuar kjo teori.Në shekullin 19 gjeologjia u bë një shkencë e harmonishme dhe realisht shumë e bashkuar.Do të thotë, askush nuk ka mundur të dëshmoj se toka sa është e vjetër, por si rezultat i numrit të madh të formacioneve gjeologjike dhe shtresave të tokës, të ndara në epoka, është krijuar një qartësi se toka ka një vjetërsi të paparashikueshme.

Kështu, më vonë, me zbulimin e mjeteve radioaktive, vjetërsia e shkëmbinjve dhe e vet tokës përafërsisht ka mundur të përcaktohet dhe vjetërsia e saj.

Zbulimi i mbeturinave të fosileve?

Gjithashtu nuk ishte risi se, mbeturinat e fosileve kanë ofruar një pasqyrë të epokës parahistorike, ku edhe janë bërë eksperimete të shumta me njerëz të vdekur.Përkundrazi, në atë kohë është pranuar se fosilet e mbetura kanë dëshmuar zhvillim të llojeve më të vjetra drejt shtresave më të reja të shkëmbinjve.Në shkëmbinj të vjetër janë zbuluar krijesat më primitive.Guacat kanë trashëguar peshqit, të cilët kanë tashëguar bretkocat, amfibët (me bisht, pa bisht), kurse bretkocat kanë trashëguar zvaranikët, (rrëshqitësit), të cilët kanë qenë të parët e sisorëve.

Ky zbulim është vërtetuar me saktë nga hulumtimet e bëra në mbarë botën.Faktikisht, që nga ajo kohë vjetërsia gjeologjike e shtresave ka përcaktuar të gjitha fosilet e gjetura një nga një.Kjo ka qenë e mundur të vërtetohet tek të gjitha gjallesat, pos tek fosilet e njeriut, të cilat thuhet se kanë ekzistuar më herët se paraqitja e racave të njeriut.

Çmenduri ose…?

Libri i Darvinit kishte çoroditur vlerat morale e fetare të opinonit të Viktorisë.Por edhe libri i Xhorxh Komba(1828) “Konstruimi i njeriut”, ose libri “Të mbeturat natyrore të historisë së krijimit”, të autorit akoma të panjohur (844), kishin befasuar shumë lexues, meqë pikëpamjet e tij sikur nuk kishin lënë hapësirë për ekzistimin e Zotit! Në shekullin 19 këto botime kishin marrë dhenë dhe, thuhet se kishin pasur një shitje maramendëse.Libri i autorit të panjohur kishte arritur të shitet deri në 40.000 kopje, kurse libri i Xhorxh Komba shënon një shitje të madhe prej 300.000 ekzemplarësh.Në krahasim me librin “Vjetërisa e racave”, e cila në vitin 1900 kishte shënuar një shitje të vogël prej rreth 50.000 kopje.Në ato kohëra ishte themeluar një shoqatë me platformë kundër pikëpamjeve të këtyre botimeve, por ka organizuar edhe tubime ekstreme, të cilat kanë manifestuar edhe djeg-jen e këtyre librave në shumë qendra dhe sheshe.

Ndërkaq, botimet e Darvinit kishin kaluar në shumë recenzione dhe pamflete, të cilat përkrahnin studimin e tij, por ka pasur edhe nga ato që i kanë kundërshtuar bindshëm ato publikime.

A ishte Darvini kundër Zotitl?

Teoria e Darvinit ishte përballur me shumë reaksione në opinion e gjerë.Opinoni shkencor nisej nga përbuzja e skajshme e refuzimit dhe përfundonte në mbëshvetje të plotë, madje edhe në mbështetje shpirtërore.Faktet mbi pikëpamjet e familjes dhe racës Darvini i publikoi përpara një shtrese idhtarësh të tij, të cifat hasën në mirëkuptim të plotë dhe u lavdëruan, duke thënë se, ky është ai që më në fund e gjeti fijen, lidhjen që të parët e kërkonin.

Shumë studiues e kishin kundërshtuar Teorinë e Darvinit.Ata e konsideronin si shpikje kundër Krijuesit dhe një hudhje balte në moralin dhe shpirtin e racave njerëzore.Ndonëse ata që e mbështesnin Darvinin thonin se, ai zbuloi vetëm një formë të re të ligjit, përmes të cilit Zoti çon drejt shfaqes së botës!Vetëm dy nga idhtarët, njëherit edhe kundërshtarë të Darvinit kishte debatuar në tezën e tyre të quajtur: “Kundërthënia e Haksli-Vilberfors”.Me këtë rast Vilberfors e kishte pyetur Henri Haksli (1825-1895), biologun e njohur angfez, njërin nga mbrojtësit e Teorisë evolutive të Darvinit se, njeriu a është nga majmuni femër ose nga majmuni mashkull.Haksli i është përgjigjur:”me dëshirë do të kisha pranuar të jem nga majmuni, se sa nga njeriu, i cili e keqpërdor foltoren që të tallet me një debat kaq serioz.

Dhe, a thua është e mundur të besohet edhe në Zot edhe në evolucion?

Ky “kundërshtim” është një shpikje e turpshme e natyralistëve ekstrem ose një shpikje e të rrezikuarve të tmerrshëm ateist. Sido që të jetë, edhe në kohën e Darvinit, por edhe sot e kësaj dite ekzitojnë bashkëmendimtarë të asaj kohe, të cilët ndajnë mendimin se, njerëzit mund të besojnë dhe në Zot dhe në Teorinë e Dravinit, pikëpamje kjo e cila verifikohej edhe nga vet Darvini. Ai që atëherë e kishte bërë listën e shkencëtarëve të njohur, të cilët mbështesnin Teorinë e tij dhe njëkohësisht ishin edhe besimtarë të vërtetë të Perëndisë.Është një fakt i njohur se, Darvini në ditën e vdekjes kishte pranuar edhe një prifti të famshëm, i cili me pikëpamjet e ti agnosticiste i ka thënë Darvinit:”Ju e keni shumë gabim me këto shpikje e shpifje, meqë njeriu nuk mund të njoh thelbin e sendeve”.

Përsëri kujdes, nga  një kapitull të hapur në ndjenjë të dalin miliona raporte me poezinë si encikolopedi!

Një ditë, një dritë, një frymë e re në poezi, në letërsi!Kjo që më vjen vetvetiu dhe më thotë fol, hë fol dhe, kur flas kujtoj, kur kujtoj atëherë duhet vazhduar, duhet zgjeruar rrugën e vargut e të kuptimit me udhë të reja, me forma të reja në kuptim dhe në letërsi!

Kjo thirrje nga brenda nuk është thirrje e rëndomtë, nuk është as thirrje që fshihet nga djalli, kjo thirrje as aktëron, as vë maskë, nuk bojadiset përmendësh përballë hijes e as përballë ligjeve që i shkrep dikush për pikën e qejfit!

Kjo e mirë, kjo e keqe, kjo me vend e kjo pa vend, janë kritikë kritikucësh pa emër e pa mbiemër, janë zëra pa melodi, zëra pa refren violine, nuk kanë origjinalitet, por në anën tjetër nuk kanë as lëvizje, as hapa të rëndë poezie!

Në këtë lojë të bukur nuk ka vend as për pikën e trillimit, nuk ka vend me i mbush mendjen njërit, tjetrit, askujt! Këtë e them nga fakti se poezia nuk të lë hapësirë për të mashtruar, nuk të lë hapësirë për të gënjyer, nuk të lë vend të dënesësh edhe kur nuk të dhemb!

Në poezi nëse je shpirtëror ose shpirtërore e njeh më parë veten, më pas njeh veprën; më parë njeh hapin, pastaj flet edhe me strukturën si shpirtë!

Përsëri kujdes, nga  një kapitull të hapur në ndjenjë të dalin miliona raporte me poezinë si encikolopedi!

Kompromentimi, fonetika tjetër!

Kompromentimi, fonetika tjetër!

Moikom Zeqo

Ka një fonetikë formale. Për të gjithë. Nuk ka të shkruar pa fonetikë! Po a mund të ketë një fonetikë të dytë? Alternative? Pra, edhe shqipja ka më shumë se një fonetikë? Migjeni ndoshta e do një futurizëm të gjuhës shqipe, përtej çdo psikologjizimi marramendës të saj. Ja një hulli e re studimore! E paparashikueshme dhe tunduese! Shkrimtarët e tjerë e pranojnë fonetikën normale, rutinore. Për Migjenin shkrimi është dilema e shkrimit. Ndaj Migjeni analizon më 1934 paradoksin:

“Të shkruaj! – por çka… Të kam premtue, në rast se nuk vij, ta shkruej një letër, – por me çfarë përmbajtjeje? Nuk kemi pasë fjalën. Shkurt: ta kam premtue letrën e unë nuk do dij mbi çka të shkruej, andej rrjedh silogjizmi hipotetik: po deshta të shkruej me e majtë fjalën, e jo si “dikushi” – më duhet të shkruej marina, ose: po deshta mos të shkruej marina – që mos të komprometohem, hëm-hëm – më duhet të praj, të përfundoj letrën. Por jo! Jam për silogjizmin e parë: të shkruej, të shkruej marrina – të kompromentohem. Çka asht kjo fjalë, ky verb me u komprometue? Shpeshherë ia thojmë shoqi-shoqit – kinse me sinqeritet – “mos të komprometohesh!” Njeriu ia thotë vedit, po sa del prej derës së shpisë, tu’ e vra fytyrën: “seriozisht, mos të komprometohem!!! Gruaja, në rrugë, nuk shikon as djathtas as majtas, – as kenin – mos të komprometohet; po ia tërhoqi sytë simpatikisht subjektit reciprok, e lan vedin me fjalë: “pse janë sytë?, mandej nuk se shikova shumë që të komprometohem” – dhe kështu komprometohet dyherësh: kur shikojti dhe kur desh të lajë vedin. Edhe në mue, në ndërgjegjen, d.m.th. në hijen e mendimit – endet ky verb: me (u) komprometue, endet edhe shumë. E unë s’e dij pse më sulmon kaq shpesh? Ndoshta e drue, ose jam flia e tij? Por argumentet, me cilët arsyetoj para vetes teme, nuk më lanë me mendue se e drue kët verb, ose jam flia e tij. Për veten teme, ky duhet mëshi fare prej gjuhës, ose do të ruehet ndën ndoj kuptim tjetër, si e ka për shembull fjala një rraje me kët verb “comprom” – d.m.th. një të dalun (si prej ngatrresave, sidomos politikën morale). E verbin, me kuptim, si e merr bota shqiptare duhet me e dëbue. Me u komprometue me fonetikë tjetër, d.m.th. me shpallë sinqeritetin ; kur thotë ndokush : Mos të komprometohesh – ai thotë : mos trego sinqeritet, me fjalë tjera : rrej ! Epo atherë a asht e arsyeshme ta majmë kët verb ? – Jo ! Njeri mondan comme il faut, si e lyp koha duhet ta dëbojmë! Mos ec si ta do natyra, por ec si duhet, mos të komprometohesh ; mos fol si ta do natyra, por fol si duhet, mos të komprometohesh ; mos u sjell si ta do temperamenti ; por sjellu si duhet, mos të komprometohesh ; mos u shpreh kurrë me sinqeritet, por me rezervë, mos të komprometohesh – dhe kështu gjith jeta e njeriut, ndër imitacione ; e pra, shumë vet thonë se njeriu nuk rrjedh prej majmunit – që t’imitojn kaq shumë. »

Tekst i ndërlikuar. Monumental. E njëjta gjuhë është dy gjuhë. Me sinqeritet dhe shtrirje të rremë. Një gjuhë e vërtetë dhe një gjuhë falso! Dallim epokal. Kufiri fatal i Rubikonit. Mendërisht shkrimtari i vërtetë dh joshkrimtari! Njeriu dhe kopja e neveritëshme! Njeriu mondan i arratisur. Luciferr! Flijimi në një altar fjalësh të padenja! Hija e mendimit e mjegulluar! Kompromentimi kohësor dhe vizionarizmi mendor! Klientelizmi shekullor, mjeran, utilitar i njeriut që shkruan! Rebelizmi ndaj kohës armiqësore! Betejat sakrifikuese! Vetmia dritëruese dhe madhështore e Migjenit! Etimologjitë si shpjegime kundërshtuese! Masakrimi jetik i fjalorëve, që zhdukin fjalët e pavërteta.

Fonetika e mendimit e ndryshme, sfiduese nga fonetika e formalizimit gjuhësor. Konvencionalizëm tragjik. Epifani luftarake. Strategji globale e mbijetesës së nëmur. Ah, Migjeni! Hero fonetikisht i panënshtrueshëm. Ah, Migjeni! Eukaristia dekartiane e dyshimit hulumtues! Ah, Migjeni? Kompromentimi i lexuesit si skllavëri dinake! Për të vdekur përgjithmonë si kryengritës të lirisë. Liria potenciale si mungesë e lirisë! Ego sum Veritas! Po kush është e Vërteta?

COUCHEMARS

Tek poezia shpërthyese “Një natë pa gjumë” Migjeni në dorëshkrim e ka vargun “Hiqmuni qafe, mendime couchemars” Nga frëngjishtja “le couchemar” (ëndërr e frikëshme). Traktati “Mind of Man” i psikologut Gustav Spiller thotë se ëndërra të tilla korrespondojnë me bazën më të ulët të veprimtarisë mendore. Shika dhe Groussac tek “Entre deux reves” si dhe “Le voyage intellectuel”. Referencat janë hutuese. Fjala përkatëse greke «efialte», në latinisht «incubus», spanjisht «pesadilla», gjermanisht «alp» nga « elf » – demoni i kushemarit (ëndrrës). Në anglisht «nightmare». Shekspeare : « I meat the nightmare » është « chaval noir la nuit »Ah, ëndrrat e lemeritshme të Migjenit! Ankthet e Historisë! James Joyce-i ka shkruar “Historia është le couchemar-i prej të cilës po provoj të zgjohem!” Tek “Finnegans Wake”. Mohim aktiv, e tashmë pjesore e çdo futurologjie dhe utopie! Ah, James Joyce i migjenizuar! Ah, Migjeni që s’di gjë për James Joyce-in! Ah, historia si kimia më e dëmshme dhe e rrezikshme e intelektit sipas Poul Reverdy-së! Universi cauchemar! Zgjohu Migjen nga historia! Zgjohu njerëzim!