Bekteshi dhe Ganiu nënshkruan marrëveshjen për rivitalizimin e vitrinave të Çarshisë së vjetër

Çair, Qendër, Manastir dhe Ohër për zbatimin e projektit “Rivitalizimi i vitrinave të Çarshisë së Vjetër”.


“Qëllimi i projektit për rregullimin e vitrinave në çarshitë e vjetra në të gjithë vendin është ruajtja e autenticitetit të çarshisë por njëkohësisht edhe zbukurimi i saj për të tërhequr sa më shumë vizitorë dhe turistë. Ne në kuadër të programit për zhvillimin e turizmit për vitin 2018 pas çarshisë së Shkupit ,kemi zgjeruar këtë aktivitet edhe në çarshitë e teja të vendit , në bashkëpunim me komunat në territorin e të cilave janë të vendosura ato. Për realizimin e këtij projekti këtë vit kemi paraparë buxhet prej 16.5 milion denarë dhe përmes tenderimit publik janë ftuar komunat Çair, Qendër, Manastir, Ohër dhe Strugë për të aplikuar, duke respektuar kushtet e dokumentacionit teknik dhe para-llogaritjet, të cilat ua dorëzuam atyre. Thirrjes I janë përgjigjur 182 aplikime dhe kushtet në bazë të thirjes I kanë plotësuar 160 dyqane, nga të cilat 115 nga Shkupi,38 nga Manastirit dhe 7 nga çarshia e Ohrit. Për fat të keq, nga çarshia e Strugës nuk ka pasur aplikime “, u shpreh ministri Bekteshi, duke shtuar se komunat do të kenë në dispozicion periudhën prej 1 viti për realizimin e aktiviteteve të përmendura, ndërsa dyqanxhinjtë nuk do kenë asnjë detyrim për të marrë pjesë me mjetet e tyre, pra të gjitha mjetet janë siguruar nga Ministria e ekonomisë, lejet janë siguruar nga institucionet kompetente përgjegjëse për çarshinë siç është Ministria e Kulturës dhe qendra konservative.
Ministria e Ekonomisë nisi këtë projekt në vitin 2015, fillimisht si pilot projekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ,nga i cili u rregulluan 11 vitrina në bllokun 3.2 të Çarshisë së Vjetër. Duke pasur parasysh interesin e madh dhe rezultatet e projektit, në vitin 2016 projekti u vazhdua me rregullimin e plotë të bllokut 3.2 përkatësisht vitrinat e plastikës dhe ato të aluminit ishin zëvendësuar me dru, duke mos humbur origjinalitetin ; mbishkrimet e dyqaneve u rregulluan në mënyrë të unifikuar – në platformë druri;janë vendosur tenda të njejta me ngjyra të ndryshme ,për tu dalluar njëri dyqan nga tjetri ,ndërsa tek disa dyqane tjera janë siguruar edhe dritare druri,por përsëri në kontekst të ruajtjes së origjinalitetit të tyre.
“Me të gjitha këto aktivitete arritëm të rikthejmë shkëlqimin e kësaj pjesë të Çarshisë së Shkupit dhe tani qëllimi ynë është ta bëjmë këtë edhe me komunat e lartpërmendura.Personalisht besoj se projekte të tilla janë mjaft të dobishme, duke pasur parasysh analizat sipas të cilave, pas qendrave turistike, çarshitë e vjetra janë ndër vendet më të vizituara nga turistët, si për të shetitur dhe për të blerë suvenire,apo për të degustuar ushqimet tradicionale gjithashtu edhe për t’u njohur me zanatet e vjetra ose furnizimin me produkte artizanale, “theksoi Bekteshi.
Kryetari i komunës së Çairit , Visar Ganiu, përcolli përvojat nga realizimi i deritanishëm i projektit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër.
“Ne shprehim mirënjohjen tonë për angazhimin e ministrit Bekteshi dhe ekipin e tij, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke dëshiruar që bashkëpunimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Me projektin konkret objekt i trajtimit janë vitrinat e 97 dyqane afariste në Çarshinë e Vjetër vlera e të cilave është 11 milionë denarë,që ndahen nga Ministria e Ekonomisë për Komunën e Çairit si zbatuese e projektit.Ky projekt është një përgjigje ndaj nevojës për mbështetjen e vazhdueshme të artizanëve në mënyrë që të zhvillojnë biznesin e tyre, dhe kjo do të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin ekonomik të komunës së Çairit dhe zhvillimin e turizmit në Shkup “, ka thënë Ganiu.
Sipas analizave të bëra nga Ministria e Ekonomisë, është parashikuar që për secilin dyqan të ndahen 100,000 denarë ndërsa komunat kanë për obligim realizimin e projektit edhe atë 97 dyqane në komunën Çair , komuna e Qendrës për 18, komuna e Manastirit për 38 dhe komuna e Ohrit për 7 dyqane .

Nikos Kotzias sulmon ashpër shqiptarët, për dështimin e referendumit në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka veçuar rolin e “një partie të caktuar shqiptare”, siç tha, në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në referendumin e të dielës në Maqedoni.

Edhe pse ka konstatuar që pjesmarrja e shqiptarëve ishte më e madhe se në votimet e tjera, Kotzias ka thënë se pritej një përqindje më e lartë, në raport me numrin e shqiptarëve në vendin fqinj.

Kotzias: Vetë shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre kishin konstatuar prej kohësh se një parti e caktuar, një parti e shqiptarëve brenda në FYROM, ishte orientuar drejt bojkotit. Dhe se kjo parti kishte lidhje konkrete me një fuqi të tretë të huaj.

Por pak më vonë, shefi i diplomacisë greke “zbuloi” se për cilën parti e kishte fjalën.

Kotzias: Parti të vogla për të cilat para një viti thuhej në shtypin ndërkombëtar se kishin patronazhin apo financoheshin nga Turqia, siç është partia BESA, janë nga partitë që bënin thirrje për të bojkotuar referendumin.

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, “forcat më të errëta në Turqi”, duan të pengojnë Greqinë që të luajë rolin e vet në Ballkan.

“Dhe duhet që këtu në vendin tonë, ata që u pëlqeu bojkotimi, të mendojnë se çfarë është ajo që i bën të përputhen me politikën e forcave më të errëta në Turqi, nuk flas për politikën zyrtare të Turqisë, të jemi të qartë. A mos vallë Turqia preokupohet për interesat tona kombëtare, apo Turqia interesohet se si ta pengojë Greqinë që të ushtrojë influencën e vet në Ballkan dhe të promovojë rolin e saj stabilizues dhe të përgjegjshëm në rajon?”, tha Kotzias duke shënjestruar në mënyrë të tërthortë kundërshtarët e marrëveshjes së Prespës në Greqi.(Ora News)

Në një aksident në Shkup, lëndohet një fëmijë

Një fëmijë trembëdhjetëvjeçar është plagosur dje pasdite, pasi që era e fortë shkaktoi rrëzimin e tendës së lodrave në lagjën e fushë Topanës në Shkup.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 17.30 në sheshin e lodrave në “Gorgi Pop Hristov” të fushë Topanës në Shkup, ndërsa fëmija 13-vjeçar luajti me fëmijët e tjerë.

Pas aksidentit, fëmija është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Paskal Milo është sllav!

Ejup Ajdini , Millo është vet sllav, mendon se e gjithë bota është sllave.

Ky është “njeriu” që i shfrytëzoi të gjitha benificionet e shtetit shqiptar dhe gjithmonë vendit të tij ia nguli thikën pas shpine. O i ligu i kombit, edhe pse nuk je shqiptar, por e hëngre bukën e mëmëdheut tonë dhe ajo bukë edhe në varr do të vrase…MAQEDONIASHQIPTARE.COM

Dashuri pa kufi !

Dashuri pa kufi !

Jemi i vetmi vend në rajon, që e duam më shumë nga të gjithë Evropën. E duam, madje edhe më shumë nga ç’e do ajo vetveten! Më shumë se ç’e do atë, qytetari gjerman, qytetari francez, ai italian, por edhe ai grek. Dashuri e veçantë, që shoqërohet si rrjedhojë me një besim shumë të lartë. Një besim, që kap nivele rekordi, larg besimit të ulët, që kanë vendet anëtare dhe qytetarët e tyre. Por, çfarë thonë konkretisht të dhënat e Eurobarometrit të fundit mbi raportet e opinionit publik shqiptar me Evropën ?

Janë një sërë të dhënash, që ofrojnë një kuadër interesant të opinionit publik shqiptar ndaj BE, institucioneve të tij, si edhe vlerësimeve mbi një integrim të mundshëm të vendit në Union.

Imazhi

Në një shumicë të lartë prej 71%, qytetarët shqiptarë janë shprehur se, kanë një imazh tërësisht pozitiv për BE. Një prej përqindjeve më të larta në rajon, teksa qytetarët serbë janë shprehur vetëm në një nivel prej 37% se kanë një imazh pozitiv për Unionin, 55% është niveli i besimit tek qytetarët malazezë dhe 56% tek qytetarët maqedonas.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se në BE-28, mesatarja në lidhje me imazhin pozitiv që kanë qytetarët e tij, është e një niveli prej vetëm 34%.

Nëpërmjet 6 fjalëve kyçe për të përzgjedhur se, kush e përshkruan më mirë idenë, që mund të kihet mbi BE, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur në një nivel mbi 70% cilësimin “Demokratik” (75%) Mbrojtës (75%)  Modern (74%) me Vizion (71%) Efikas (70%). Vlerësime, që janë gjithashtu të një niveli të lartë edhe tek vendet e tjera kandidate në rajon.

Tërheq vëmendjen fakti se vetëm vlerësimet e dhëna nga qytetarët serbë, janë në pjesën më të madhe të tyre, të përputhshëm me opinionin e BE-28.

Besimi

Përtej imazhit tërësisht pozitiv, që kryeson në të dhënat e përgjithshme të BE-34, edhe niveli i besimit që qytetarët shqiptarë kanë ndaj BE, është më i lartë ndër të gjithë vendet e tjera.

61% e shqiptarëve tentojnë t’i besojnë BE. Shifrat në vendet kandidate të rajonit flasin për nivel më të ulët besimi, në Serbi 36%, në Mal të Zi 54% dhe në Maqedoni 58%. Ndërkohë që mesatarja e besimit tek BE-28 është vetëm e një niveli prej 33%.

Besimi i opinionit publik shqiptar ndaj Parlamentit Evropian kap nivelin prej 66% e të pyeturve. Përqindja më e lartë në tërë rajonin, teksa serbët shprehen vetëm në një nivel prej 31% se kanë besim, malazezët në 51% dhe maqedonasit në 49%. Ndërkohë vetë mesatarja e besimit në BE-28 kap një nivel besimi vetëm në 40%.

Besimi ndaj Komisionit Evropian është gjithashtu më i larti në tabelën BE-34, duke kapur nivelin prej 60%. Jemi sërish, të parët në listë për besimin më të lartë, që kemi shfaqur. Në vendet e rajonit besimi ndaj Komisionit Evropian është 28% në Serbi, 48% në Mal të Zi, dhe 47% në Maqedoni. Ndërsa mesatarja e besimit ndaj Komisionit në BE-28 është vetëm në një nivel prej 37%, pasi 45% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se nuk i besojnë dhe 18% nuk janë pozicionuar.

Të pyetur se ç’do të thotë personalisht për to BE, përgjigjet shkojnë në shumicë (53%) tek Liria për të udhëtuar, studiuar dhe punuar kudo në BE, tek prosperiteti ekonomik (43%) dhe një zë më i fortë në botë (37%).

Në një shumicë prej 90%, shqiptarët vlerësojnë gjithashtu se, vendi do të përfitojë nga anëtarësimi në BE, ndërsa qytetarët e rajonit vërehet se shfaqin përqindje më të rezervuara ndaj këtij vlerësimi mbi anëtarësimin: serbët 50%, malazezët 69%, maqedonasit 67%.

Por, si shpjegohet kjo qasje kaq e lartë pozitive ndaj BE, që na veçon si nga fqinjët, por edhe nga vetë vendet kryesore të Unionit ?

Imazhi, besimi por edhe optimizmi i lartë që shfaqin sistematikisht qytetarët shqiptarë, ndaj BE, tërheqin vëmendjen, pasi këto elementë shënojnë veçse rënie dhe regres në vendet e BE, por janë gjithashtu edhe të një niveli më të ulët, tek vendet kandidate të rajonit.

Teksa shpjegimi i regresit të vazhdueshëm të këtyre elementëve, tek vendet anëtare, shikohet në kontekstin e krizave të shumëfishta që kanë përfshirë Unionin, që nga viti 2008, duke krijuar terrenin e nevojshëm për rritjen e dozave nacionaliste dhe të kërkesave në rritje për sovranitet kombëtar, vendet kandidate gjenden në një tjetër klimë marrëdhëniesh me Unionin.

Me një dëshirë tashmë të konfirmuar për t’u bërë vende anëtare të Unionit dhe me procedura integrimi në proces, vendet e rajonit mund të thuhet se, mbajnë ende ritme pozitive në vlerësimet ndaj BE. Me përjashtim të Serbisë, ku konstatohen nuanca pesimizmi dhe shenja mosbesimi të larta ndaj BE, e ndikuar kjo edhe nga rrethana të caktuara historike. Por, qytetarët shqiptarë spikasin nga të gjithë vendet e listuara, me një qasje jashtëzakonisht pozitive ndaj BE.

Një qasje, që imponon reflektim.

Së pari, ndaj imazhit të lartë pozitiv, që kemi për BE. A përputhet ai me realitetin ? Në kuptimin teorik, këtu hyjmë në fushën e njohjes, trajtimit dhe filtrimit të informacionit. Pra, është një proces, që të imponon jo vetëm të shikosh, të besosh, por edhe të dish dhe të kuptosh, duke ndërthurur informacionet me eksperiencën. Në kuptimin praktik, realiteti pasqyrues i fakteve mbi BE, në përgjithësi, nuk të lejon pasjen e një imazhi tejet pozitiv, në nivele që lejojnë kryesimin në tabelën prej 34 vendesh. Në veçanti, roli i saj ka qenë shumë i domosdoshëm, por edhe i kritikueshëm apo herë-herë edhe ambivalent.

Së dyti, besimi i lartë që shfaqim ndaj BE dhe institucioneve të tij në veçanti, nuk mund të shikohet i shkëputur nga optimizmi i lartë. Kjo pasi, procesi i besimit në vetvete, shikohet si një gjendje psikologjike, që është e orientuar drejt pritshmërisë pozitive të qëllimeve, apo sjelljes së tjetrit. Por, sa më e lartë të jetë pritshmëria, aq më i lartë bëhet dhe risku i zhgënjimit. Për më tepër, një besim shumë i lartë, pa një arsye të qartë dhe konkrete, krijon përshtypjen e dozave të një besimi naiv.

Së fundmi, të tre elementët e mësipërm: imazhi, besimi dhe optimizmi, që i gjejmë në dominim të lartë tek qëndrimi i opinionit publik shqiptar ndaj BE, mund t’i lexojmë edhe në një optikë të ndryshme, pasi këto tre elementë mund t’i shikojmë si përbërës të fortë të një pro-evropianizmi të qartë. Pra, qëndrime, që synojnë mbështetjen pa kompromis ndaj integrimit evropian, duke besuar se bashkimi në një fuqi shtetesh, është shumë i rëndësishëm në një botë shumëpolëshe. Një qëndrim, që është tashmë i profilizuar me një ankorim shumë të fortë pro-amerikan.

Të dhënat e Eurobarometrit mbi opinionin publik shqiptar, ndaj Bashkimit Evropian, ndonëse në pamje të parë krijojnë përshtypjen e opinioneve jo shumë të thelluara, me një besim, pasje imazhi dhe një optimizëm shumë të lartë, ato duhen parë më tepër si qëndrime të pastra pro-evropiane, integruese, që e shikojnë dhe e dëshirojnë vendin pranë strukturave evropiane. Dallimi i ndjeshëm nga fqinjët në këtë kontekst, duhet parë edhe tek elementë më të spikatur, që karakterizojnë sjelljen e tyre shtetërore, kryesisht dhe veçanërisht në përqasjen e tyre me tendenca nacionaliste./DITA